/2L ONLINE/ – Derisa ditë më parë, Ymrane Shahiqit, nga pozita e kryetares së Forumit të Gruas së AKR-së kishte deklaruar se kreu i Degës së AKR-së se nuk paraqet unitetin e degës por vazhdon të jetë një person “non grata” për Forumin e Gruas, nga ana tjetër vijje kundërpërgjigja se ajo më nuk është në krye të këtij Forumi, por nga sot e tutje, FG e AKR-së në Gjilan do ta drejtojë Vjollca Matoshi-Gagica.
AKR-ja, përmes një komunikate të bërë në emër të FG të AKR-së, ka njoftuar për këtë ndryshim duke sqaruar se FG-ja në Degën e Gjilanit pas Kuvendit të saj të mbajtur me. 29.09.2016 neglizhoi punën dhe aktivitetet në tërësi duke mos mbajtur mbledhje në zyrat e partisë, por edhe ato mbledhje të cilat i ka mbajtur i ka mbajtur jo të rregullta, pa procesverbal e pa asnjë listë të nënshkrimeve të anëtareve të Kryesisë, dhe e tëra kjo ka ardhur si rezultat i sabotimit të punëve dhe arrogancës së ish kryetares Ymrane Shahiqi, me gjithë hierarkinë e Degës si në nivel lokal po ashtu edhe atë qendror duke mos raportuar asnjëherë për ndonjë zhvillim në Forumin e Gruas.
Më tej në këtë komunikatë thuhet se ajo pa u konsultuara me anëtaret e Kryesisë se Forumit të Gruas, ka ndërmarrë veprime të njëanshme duke u thirrë në emër të tyre në deklarata për publikun se kinse Forum i Gruas nuk e njeh Kryetarin e Degës, gjë që ka ngjallur një revoltë nga shumica e përgjithshme e anëtarëve të Kryesisë së Forumit të Gruas ndaj këtyre të pavërtetave që nuk qëndrojnë fare me realitetin.
Sipas kësaj komunikate, duke e parë këtë bllokim total dhe izolim të Forumit të Gruas ekskluzivisht nga ish kryetarja Ymrane Shahiqi, dy nënkryetaret dhe pjesa absolute e Forumit të Gruas, iniciuan dy takime të njëpasnjëshme për të dalë nga kjo gjendje e krijuar pa nevojë dhe që si shërben me asgjë Degës së AKR-së në Gjilan në zhvillimin e saj e që është në ditët më të mira të saj.
“Në takim mori pjesë edhe Mirlinda Gashi Koordinatore në nivel qendror, si dhe Vesel Makolli Koordinator në nivel qendror, Kryetari i Degës Ismet Hajdini, duke e parë gjendjen e krijuar përbrenda Forumit të Gruas duke mos pas asnjë zgjidhje tjetër për të vepruar ndryshe, u ndërmorën disa vendime të cilat u miratuan nga Kryesia e Forumit të Gruas me shumicë absolute të votave, pozita e Kryetares të Forumit të Gruas iu besua Nënkryetares së pare të deritanishme, Vjollca Matoshi -Gagica, Nënkryetare Shpresa Avdiu Mehmeti kurse për Sekretare u emërua Elizabeta Abazi. Nëë ditët në vijim priten dhe shumë aderime të reja nga një numër i madh i grave, kështu Forumit të Gruas të AKR-së në Gjilan do t’i kthehet dinjiteti që e ka pas më herët”, thuhet në komunikatë.
Më tej, bëhet e ditur se për besimin e dhënë, Kryetarja Vjollca Matoshi u zotua për një punë dhe një qasje më ndryshe se siç ka qenë deri me tani, premtoi një bashkëpunim me të gjitha gratë dhe se do të hapë Forumin e Gruas shumë më tepër që të jetë më gjithëpërfshirës. Mbështetje dhe bashkëpunim për të gjitha aktivitetet dhe organizimet që do ti ketë Forumi i Gruas i AKR-së në Gjilan i ofroi edhe koordinatorja në nivel qendror znj.Mirlinda Gashi, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar n ëemër të FG të AKR-së. /2L ONLINE/