Në vigjilje të Festës Kombëtare të Flamurit, Rinia Studentore Kadri Zeka ka zhvilluar vizitë njëditore në Shqipëri ku u priten nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta si dhe nga Sekretari i Kuvendit të Shqiperisë.
Gjate takimit, pasi e njoftuam Kryetarin për aktivitetet tona, morëm lavdata si dhe u inkurajuam të vazhdojmë edhe me tutje në perkrahje të Rinisë si potenciali dhe vlera e shtuar drejt ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Gjithashtu kërkuam nga ta që të punojnë në drejtim të thellimit më të madh të bashkëpunimit ndërmjet Universiteteve ku studentët do të mund të i shkembenin idetë dhe të vazhdonin studimet postdiplomike në Shqipëri dhe Kosovë.
Rinia, shtylla e një shteti!
Urime Festa e Flamurit, dashtë Zoti që në festat tjera shqiptarët të i gjejë të bashkuar dhe me suksese të mëdha!