“Rinia Studentore – Kadri Zeka” kanë mbajtur disa aktivitete humanitare me qëllim të grumbullimit të ndihmave dhe mjeteve financiare për familjet në nevojë.
Të gjitha mjetet e grumbulluara ia dorëzuan sot Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, gjithashtu dhe veshmbathjet dhe kontributet e tjera, shkruan 2LONLINE.com.
Shoqata në fjalë, falënderoi të rinjtë nga Universiteti Publik i Gjilanit, ndërsa tregoi se ata dhuruan një Autobus me rroba, të cilën e destinuan për te Kampi Gjerman.
Ky është postimi i plotë:
Zoti i shperblefte 07.12.2019
Falenderojm Rinin studentore nga Universiteti Kadri Zeka ne Gjilan te cilet dhuruan 1 Autobus me rroba te cilen e destinuam per tek Kampi Gjerman , dhe me nje shume te hollash per shoqaten tone
Falenderojm edhe vellezerit nga Austria te cilet kane bere grumbullimin e rrobave dhe gjerave tjera per vellezerit dhe motrat tona nga Shqiperia ku ne dite pas dite do bejme shperndarjen neper familjet qe jane te sistemuara ne Kosove
Bamires Zoti ju shperblefte”.