“Biçikletat zëvendësuan zhurmën e makinave! Në aktivitetin “Tour de Gjilan”, KU bashkë me të rinjtë e qytetit të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës promovuam lëvizjen me biçikleta dhe mbrojtjen e mjedisit. Të gjithë nga pak, mund ta ruajmë shumë tokën”, ka bërë me dije, Qëndrim Qerimi, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), dega në Gjilan.
Sipas tij, ky aktivitet u sheqerua më pas edhe me atë se të rinjtë janë sfiduar në lojëra të ndryshme si pikado, biliardo dhe shumë të tjera.
“Ne, Rinia Demokratike e Kosovës i bëmë një dhuratë Tokës sonë”, ka thënë i pari i të rinjve të PDK-së në Gjilan, Qëndrim Qerimi. /2LONLINE/