/2L ONLINE/ – Rinia Demokratike e PDK-së, dega në Gjilan, së bashku me Rininë Demokratike të nivelit qendror dhe deputetin Zenun Pajazitin organizuan një aktivitet simbolik për bashkatdhetarët, duke ju uruar mirëseardhje me disa fletushka informative për vendet turistike në Kosovë ku mund t’i zhvillojnë pushimit e tyre.
Të rinjtë e PDK-së, të pranishëm në këtë aktivitet, theksuan se duan kështu të falënderojnë bashkatdhetarët tanë që me dekada jo vetëm se ndihmuan familjet e tyre por edhe kanë kontribuar fuqishëm në çlirimin e atdheut, sot janë duke kontribuar me zhvillim dhe ngritjen e mirëqenies.
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, përshëndeti këtë aktivitet të rinisë së PDK-së duke thënë se Anamorava me dekada ka mbijetuar falë njerëzve të sajë qe punojnë jashtë vendit.
“Jemi mirënjohës përjetë ndaj bashkatdhetarëve tanë për faktin që ata po mbeten të njëjtit, pranë nesh, në të gjitha etapat e historisë, edhe tash kur ka nevojë kjo anë për t’u zhvilluar më shumë. I ftojmë edhe drejtuesit e këtyre komunave si dhe institucionet qendrore që të jenë vazhdimisht në shërbim të bashkatdhetarëve”, theksoi deputeti Pajaziti.
Bashkatdhetarët mirëpriten këtë aktivitet dhe thanë që e vlerësojnë lartë këtë respekt dhe mikpritje nga cilido institucion dhe kushdo që e ofron për ta. Ky aktivitet u zhvillua në vazhdën e angazhimeve të Rinisë së PDK-së në qytete të ndryshme, kushtuar bashkatdhetarëve. /2L ONLINE/