DYLON

Falet namazi dhe filloi festimi i Fitër-Bajramit

Avatar photo Redaksia

Qindra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën falën sot në mëngjes namazin e Fitër – Bajramit. Në manfiestimin qendror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua xhematit, duke u lutur për paqe, begati, tolerancë dhe solidaritet.

Gjatë fjalimit të tij, Tërnava porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës.

EkoHigjiena

Lutjes për mirëqenie dhe tolerancë iu bashkua edhe xhemati i pranishëm.

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.

http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=36897

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.