Në kohën kur fatkeqësisht, tema kryesore është largimi i mundshëm nga Kosova, e ku shumicës i është humbur një nga forcat më të medha shpirtërore, e cila quhet shpresë, është vështirë të gjesh një gjë ku të kesh besim se do të arrij të ndryshoj këtë çasje në vendin tonë.
Shkruan: Fatmir KASTRATI – 2LONLINE.com
Thonë që historia njeh njerëzit që ndahen nga turma, ata që nuk përshtaten me shumicën, pikërisht në kohërat kur shpresë e shumë njerëzve ishte vetem lutja, ku nuk ekzistonte asnjë rrugëdalje tjetër, të rinjtë e asajkohe, pra studentët moren përsipër që gjithcka të rregullonin vetë, të luftonin me gjitha kapacitetet dhe asgjë të mos ia linin kohës dhe lutjeve.
Andaj studentët filluan që nga vitet 81, për të kundërshtuar agresionin, me guximin e tyre kërkonin kushte më të mira dhe dhanë sinjalin që pushtetit të tyre një ditë do të i vie fundi.
Studentët nuk u ndalen, prapë në vitin 1989 në kohën kur regjimi serb me dhunë ia mori autonominë Kosovës, të vetëdijshëm me pasojat, ata vazhduan me kundërshtimet e tyre.
Studentët nuk u ndalën, ndër fitoret më të madhe arriten gjatë vitit 1997 ku filluan protestën e cila cilësohet si një pikë kthese në historinë e Kosovës, dhe tregonin qartë gatishmërinë e Rinisë për shtet, liri e për Kosovën Republikë. Ata arritën që të i lirojnë objektet e Universitetitt. Nëse shikojmë në zhargonin e boksit, kjo ishte një goditje “UPPERCUT” ku KNCOKOUT-IN do ta gjente në qershorin e vitit 1999.
Tani kur kemi fituar dhe krijuam shtetin tonë, nuk është koha që ju politikanët me thurjen e vargjeve të vazhdoni të i gënjeni elitën e shtetit. Mjaftë ia shuat ëndërrat të rinjve, jepjani mundësinë që ata të ndërtojnë këtë shtet, ndryshoni këtë sistem të mallkuar kur për të arritur majet dhe suksesin duhet kaluar vetëm nëpërmjet derës se juaj, e kjo arrihet vetëm me kancerin e shoqërisë që ka emrin servilizëm.
Nuk e dimë se ku keni qenë, e dimë që ju erdhët, e dimë që keni marrur më shumë se që keni merituar andaj tani është koha për të ia ringjall ëndërrat të rinjve. Tërheqja në situata të caktuar është fitore andaj tërhiquni dhe jepuani mundësinë të rinjve që të vazhdojnë të shkruajnë historinë, që të ndërtojnë këtë shtet. Etapat kohore e kanë vërtetuar këtë gjë, prandaj ose duhet krijuar mundësinë që ata të ndërtojnë këtë shtet ose duhet të tërhiqeni, e në këtë rast tërheqja dhe ofrimi i mundësive për ta është akt trimërie
E dashur Rini, kur një ditë të na vije koha për të udhëhequr mos merrni model këta që kanë shuar ëndrrat, por ata që janë shuar që ne t’i jetojmë ëndrrat!
Urime 1 Tetori