Pas një pushimi prej tri javësh, shkaku i “Final 8” të Kupës dhe ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2023, rikthehen duelet e Superligës së Kosovës në basketboll.
Dueli më interesant i xhiros së 26-të do të zhvillohet në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli e pret skuadrën e Pejës. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 17:00.
Ndërkohë, dueli i fundit në kuadër të xhiros së 26-të do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma”, ku skuadra e Rahovecit e pret Ponte Prizrenin.
Ky takim nis prej orës 19:00.