Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Viti është rihapur sot për nxënësit pas lehtësimit të masave nga gjendja e pandemisë.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori Basri Aliu, kanë vizituar këtë çerdhe ku kanë bashkëbiseduar me stafin e saj pas rihapjes se këtij institucioni parashkollor në Viti që ishte mbyllur si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19.
Gjithashtu ata kanë biseduar edhe rreth respektimit të rekomandimeve të ekspertëve për sigurinë e fëmijëve.