(2L ONLINE) – Nxënësit e shkollës fillore “Nijazi Rexhepi “ në Sllatinë të Epërme së shpejti do të bëhen me shkollë të re pasi që punimet në ndërtimin e kësaj shkollë janë në fazën përfundimtare.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot për së afërmi rifillimin e punimeve që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e shkollës në fshatin Sllatinë e Epërme .
Me këtë rast kryetari Haliti tha se shpreson se punimet rreth ndërtimin të kësaj shkolle do të përfundojnë së shpejti.
“Pasi që punët në ndërtimin e kësaj shkolle janë duke vazhduar me intensitet të madh shpresojmë që ajo të përfundoj sa më parë pasi që objekti aktual ku nxënësit po vijojnë mësimin nuk është në gjendje të mirë për zhvillimin e procesit mësimor” u shpreh Haliti./2L ONLINE/