Mesfushori francez në radhët e Bayern Munichut, Franck Ribery, këmbëngul se e meriton ‘Topin e Artë’ më shumë se ylli portugez, Cristiano Ronaldo, për shkak të trofeve të fituar me klubin bavarez në edicionin e kaluar.
“Është e vërtetë se Cristiano Ronaldo ka shënuar gola , por edhe unë kam shënuar shumë gola. Natyrisht se ai ka shënuar më shumë, por ne nuk e kemi të njëjtin profil loje. Ndoshta unë nuk shënoj sa ai, por ama ua kam vënë flakën mbrojtjeve kundërshtare”, ka theksuar Ribery për të përditshmen franceze “Le Monde”, transmeton Indeksonline.
“Jam I bindur se do ta fitoj “Topin e Artë”. Nuk kam aspak frikë. Për të fituar ‘Topin e Artë’ ishte shumë e rëndësishme që të ruaja nivelin e lojës dhe të kualifikohesha me Francën për në Botëror. Deri në këtë moment nuk kam bërë asnjë gabim. Kam qenë në nivel të lartë si me Bayern-in, ku fitova gjithçka, por edhe me Francën”, ka shtuar Ribery.