/2L ONLINE/ – Në kuadër të asfaltimit të rrugëve rurale të komunës së Vitisë, ka filluar edhe rehabilitimi i rrugës “11 Marsi’ në Viti që qon drejt shkollave të mesme në Viti. Kjo rrugë ishte dëmtuar që sa kohë dhe ishte paraparë që sivjet të intervenohet domosdoshmërisht, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti gjatë inspektimit të punimeve.
Përndryshe, në Viti janë duke u realizuar një sërë projektesh të tjera, siq janë parkingjet për taksitë, intervenimi në disa përroska, si dhe punë të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së qytetit. /2L ONLINE/