Kanë përfunduar shtatë nga tetë ndeshjet e javës së katërt në Ligën e Parë në futbollin kosovar. Kf. Dardana nuk ka të ndalur, pasi në shtëpi e mposhti Malishevën me rezultat minimal, 1:0.
Në stadiumin e qytetit në Kamenicë ishin mledhur tifozë të shumtë për ta ndjekur takimin e Dardanës së rikthyer në Ligën e Parë, e që dita ditës po zë vend në kreun e tabelës.
Kurse, skuadra tjetër nga Anamorava, Vllaznia e Pozheranit është mposhtur në udhëtim nga Liria, 2:0.
Këto janë rezultatet:
Trepça – Drenasi 2-0
Vitia – KEK-u 3-1
Istogu – Ramiz Sadiku 2-1
Liria – Vllaznia Pozheranit 2-0
Vëllaznimi – 2 Korriku 1-3
Ulpiana – Onix Banja 0-0
Dardana – Malisheva 1-0