Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë njoftuar se rezultatet e votimit për kryetar dhe për këshilltarë komunal pritet të publikohen të hënën.
Po atë ditë do të dihen edhe votat për kandidatët për kryetar të Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, me përjashtim të tri qendrave të votimit ku do të rivotohet me 17 nëntor. Pjesë e rezultateve do të jenë edhe votat me kusht dhe ato me postë.