“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për Covid19, do të dalin nesër”. Kjo është bërë me dije nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai tha se nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën.
Haziri shtoi se rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta.
“Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale”, ka kërkuar i pari i komunës.