Arijeta Rexhepi, anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka vlerësuar qeverisjen e Gjilanit për gjatë vitit 2018, si një qeverisje e fjalëve të mëdha, por pe unëve të vogla.
Rexhepi ka folur për dështimet në sferën e shëndetësisë duke e fajësuar për këtë qeverisjen komunale, përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë, që ka bërë që në këtë sferë të kemi kushte jo të mira në institucionet shëndetësore, për mungesë të materialeve harxhuese, si ato në stomatologji, pastaj për punësime partiake e deshtime tjera, shkruan 2LONLINE.
Rexhepi po ashtu tha se edhe ato projekte që janë publikuar nga pushteti me pompozitet janë projekte që po ngecin, si te QKMF-ja, e që sipas saj janë dëshmi se në këtë qeverisje s’ka seriozitet, s’ka përkushtim.
Ajo përmendi edhe pyetjet të shumta që i ngrehu si kuvendare, duke pasqyruar shqetësime të qytetarëve, por që ngelen pa përgjigje nga qeverisja komunale.
Rexhepi ka folur edhe për pronat e uzurpuar, që sipas saj, ky pushtet nuk po i bënë publike se kush janë uzurpatorët, e që siç thotë ajo, me këtë po del që ata po i mbrojnë uzurpatorët.
Ajo po ashtu tha se komuna nuk është transparente dhe drejtorët nuk janë seriozë pasi japin deklarata të pasakta, ku kemi shembuj se flasin për avancime të projekteve dhe më pas nuk bëhet gjë.