DYLON

OAK kërkon përshpejtim të Ligjit për Tregtinë e Brendshme dhe Trusti të investohet në Kosovë

OAK kërkon përshpejtim të Ligjit për Tregtinë e Brendshme dhe Trusti të investohet në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Klima e të bërit biznes në vend, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, ankesat e mëdha për problemet me Energjinë Elektrike, konfliket mes Ligjeve, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Investimet Strategjike të ndryshoj dhe të bëhet funksional, mosaplikimi i vendimeve të marra nga ana e dy Qeverive dhe kontrolli i cilësisë së bukës, ishin disa nga pikat që u diskutuan në takimin e delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe  Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ku u zhvillua një takim mjaft konstruktiv.

Anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj foli për klimën të bërit biznes duke e konsideruar si fushë shumë të ndieshme, dhe sfidat në të cilat po kalojnë bizneset ku si shkas i shumë problemeve, ato po vijnë deri te falimentimi i tyre. Malushaj kërkoi mbështetje nga Ministri Shala, që të jap kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e bizneseve kosovare.

Ndërsa Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK-së, ndër të tjera theksoi që taksa ka dhënë rezulatin e saj, dhe si shkas bizneset tona kanë pasur më shumë prodhim.  Zogaj gjithashtu ngriti si shqetësim çështjen e humbjes prej 85 milion euro nga Trusti Pensional, duke theksuar se ato të holla duhet të investohen në Kosovë, e jo të humbin në tregje të panjohura, andaj ai kërkoi nga menaxhuesit që të japin përgjegjësi për këto humbje.

EkoHigjiena

Zogaj u deklarua se OAK është në dispozicon për të dhënë kontributin e saj në çdo kohë, në mënyrë që sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset vendore të tejkalohen.

Në anën tjetër Ministri Shala ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset, duke premtuar angazhim maksimal nga ana e tyre, drejt krijimit të një klime sa më të përshtatshme të të bërit biznes, dhe se MTI është duke punuar në këtë drejtim.

Ministri Shala u shpreh i gatshëm që në çdo kohë të pres investitorët e huaj dhe të ofroj bashkëpunimin e tij maksimal.

Gjithashtu u diskutua edhe për promovimin e prodhimeve vendore brenda dhe jashtë shtetit, dhe se OAK është një lobuese e madhe për sjelljen e investitorëve të jashtëm në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.