(2L ONLINE) – Arijeta Rexhepi, këshilltarja komunale nga radhët e e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka thënë se një dukuri shqetësues edhe këtë vit ka ndodhurën në sferë ne arsimit në Gjilan, pasi që disa drejtorë të shkollave përkatëse kanë fshehur një numër të madh të orëve të lira.
“Duhet kërkuar përgjegjësi dhe duhet marrë masa ndaj atyre drejtorëve të pandërgjegjshëm dhe përgjegjësve të tjerë si dhe kërkojmë nga Drejtoria Komunale e Arsimit që urgjentisht të shpall konkurs për orët e fshehura, e të mos u jepen ato orë militantëve partiak ose familjarëve të përgjegjësve. Dihet mirëfilli se marrëdhënie pune në institucionet publike krijohet vetëm përmes konkursit publik”, ka thënë Rexhepi.
Ajo ka qenë kritike edhe sa i përket ndarjes së bursave. “Sipas informatave tona janë tre bursistë që janë futur në listën zyrtare, nuk e kanë merituar dhe kjo është bërë në saje të kryetarit të komisionit dhe disa anëtarëve të partisë në pushtet. Ne posedojmë tre emra që vërtetë është deshtë të jenë në listën zyrtare. Gjithashtu janë futur edhe përfitues tjerë jashtë Komisionit nga ndikimet e ndryshme politike e komunale”, ka thënë këshilltarja komunale e vetëvnedosjes.
Po ashtu, sipas Arijeta Rexhepit, me qëllim është prolonguar shpallja e listës zyrtare të përfituesve të bursës si kundër që është punuar tërë kohën me llap – top privat. Po ashtu ka vërejtje se gjatë punës së përzgjedhjes së bursistëve është zmadhuar numri i orëve ku janë evidentuar rreth 350 orë në total për vetëm 215 kandidatë potencialë, që do të thotë është punuar më tepër se një orë e gjysmë për vetëm një kandidatë. /2L ONLINE/