Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ripërsëritur edhe njëherë se ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, e ka të qartë se çka e pret nëse hyn në territorin e Kosovës. “Hyrja e tij në territorin e Kosovës tani është çështje e gjyqit”, ka thënë ministri Rexhepi.
I ngarkuari për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se shpallja e urdhër-arrestit kundër tij nga ana e autoriteteve të Kosovës, paraqet përpjekje që serbët të frikësohen dhe të mos dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet me ndërmjetësimin e Bashkimin Evropian dhe të EULEX-it.