Edhe këtë vit shkollor pamë mos seriozitetin e punës së Komunës së Gjilanit e në veçanti Drejtorisë së Arsimit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017/2018. Në ditën e parë të shkollës nxënësve ju munguan mësimdhënësit e tyre pasi që Drejtoria e Arsimit nuk kreu punën me kohë me pranimin e mësimdhënësve të rinj.
Kështu Arijeta Rexhepi, këshilltare Komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mësimdhënëse e matematikës, sipas të cilës të gjithë uruam për një vit të suksesshëm shkollor, por prapë filluam një vit shkollor pa përgatitjet elementare, mësimdhënësit nuk kanë ende ditarët, nuk kanë as fletore të punës.
“Të gjitha shkollat filluan me Kurrikulen e re të punojnë, por në shkolla nuk kanë as fleta të bardha për të përgatitur planeprogramet, e mos të flasim për ndonjë kabinet të pajisur si duhet!. Duke ditur se e ardhmja e një kombi është arsimimi i mirëfilltë i fëmijëve të tyre, në qytetin e Gjilanit kjo gjë nuk ndodhë”, është shprehur Arijeta Rexhepi e Vetëvendosjes.