Është humbur Rexhep Rahimi nga Shkupi me prejardhje nga fshati Nesalcë i Bujnaocit. Rexhep Rahimi ka gjatë muaj që nuk është parë nga familjarët dhe sipas tyre ai mundë të ket[ ardhur diku në vendbanimet e Luginës.
Ai është në moshë rreth 70 vjeç dhe vuante nga sëmundja e sklerozës. Ka gjashtë muaj që nuk është në shtëpi, e ai në mëngjesin e 26 gushtit doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
Rexhep Rahimi i lindur më 1 prill të vitit 1945 në fshatin Nasalcë të komunës së Bujanocit ndërsa familja e tij jetojnë dhe veprojnë në komunën e Çairit në Shkup.
Artan Rahimi djali i Rexhepit po troket derë më derë për të kërkuar të atin e tij i cili kishte dalë për të blerë diçka dhe nuk është pare më.
I humburi me profesion ishte arsimtar i gjuhës shqipe, ditën kur ai ka dale nga shtëpia ka qenë mëngjes i veshur me pantollona ngjyrë kafe dhe këmishë me katror të bardhë ka theksuar djali i tij.
Për humbjen e Rexhep Rahimit janë të njoftuara edhe organet policore në Preshevë, madje familjarët e Rexhepit lusin të gjithë qytetarët nëse kanë ndonjë informacion që të paraqiten tek familjarët në numrin e tel 00389 76 563 783 dhe në Redaksinë e Radiotelevizionit Presheva.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=8515