/2L ONLINE/ – Janari në histori ishte gjithmonë i acartë. Dy bilbilenjë të kombit në mes natës së 11 dhe 12 janarit u përballën me forcat shovene Serbe në “Kodrën e Trimave” në një luftë të pabarabartë.
Rexhepi dhe Nuhiu i kënduan lirisë por edhe vdiqën duke i kënduar lirisë.
Ata vunë themelet e luftës së ushtrisë Clirimtare të Kosovës 33 vite më parë. Për ta armët ishin rruga dhe zgjidhja e vetme për tu cliruar njëher e përgjithmonë. Ranë ashtu si ishin nisur me armë në dorë.
Sot heronjët prehen të qetë.E qetësia e tyre është amanet për brezat e sotëm që lirinë dhe shtetin ta duam dhe ta ruajm si sytë e ballit.Ata rana por ideali i tyre sot është rrugë nga duhet ecur, shprehet historiani Izmi Zeka. /2L ONLINE/