“U takuam me kryeministrin Haradinaj me të cilin biseduam për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi, ku nga ky ligj përfitues do të jenë qytetarët nga Lugina. Gjithashtu u diskutua edhe fillimi i projektimit te unazës së jashtme në Gjilan e cila dukshëm do ta shkarkoi qytetin nga kaosi në trafik”, ka thënë Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Sipas tij, po ashtu u diskutua edhe për rrugën e Verbicës së Zhegocit, dhe rruga e Kumanovës si një arterie e rëndësishme për Gjilanin.
“Pra, për herë të parë një kryeministër diskuton seriozisht për Gjilanin dhe zotohet se në afat te kënaqshëm kohor do të nisë realizimi i këtyre punëve qe u përmenden”, ka thënë Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK