Rexhep Kadriu, ish zëvendësministër, nënkryetar i Komunës së Gjilanit dhe i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë me dije se po e lë politikën për t’iu përkushtuar jetës së tij personale, transmeton 2LONLINE.com.
“Pas 21 vjet të rrugëtimit tim në politikë, e nga dita e parë e themelimit të degës së AAK-së në Gjilan, kam vendosur që t’i pushojë të gjitha aktivitetet dhe angazhimet e mia në politikë”, ka shkruar Kadriu në profilin e tij, ku edhe ka arsyetuar veprimin e ndërmarrë.
.
Ja postimi i tij i potë:
Të nderuar qytetarë,
E nderuara anëtarësi e AAK-së,
Pas 21 vjet të rrugëtimit tim në politikë, e nga dita e parë e themelimit të degës së AAK-së në Gjilan, kam vendosur që t’i pushojë të gjitha aktivitetet dhe angazhimet e mia në politikë.
Në takimin që kisha para disa ditësh me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i kam kërkuar që të më liroj nga të gjitha pozitat e AAK-së, ndërsa nga sot nuk kam asnjë pozitë në parti.
Arsyeja e largimit tim është krejtësisht personale dhe tani e tutje kohën time do t’ua kushtoj familjes sime.
Andaj, dua të falënderojë të gjithë qytetarët për mbështetjen e tyre deri sot, dhe gjithë aktivistët e AAK-së, posaçërisht kryetarin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme në shumë projekte për Anamoravën sa isha zëvendësministër.
Ndihem krenar me rrugëtimin tim në politikë, edhe më krenar që po dal faqebardhë nga politika. Gjatë këtyre viteve në politikë, kam kryer me nderë detyra e funksione të ndryshme, jam munduar që të jap maksimumin tim për të mirën e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, dhe atyre të Gjilanit veçmas. Kjo nuk ka qenë e lehtë për mua, sikurse për asnjë politikanë që mbi supe bartë përgjegjësi publike.
Shumë herë kam sakrifikuar veten time dhe familjen time duke u ballafaquar edhe me sfidat e njëpasnjëshme në familje, por duke qenë këmbëngulës për mirëqenien e qytetarëve të mi, kam vazhduar punën dhe angazhimet në jetën politike.
I juaji sot e përherë,
Rexhep Kadriu