Doli në qarkullim numri 1 dhe 2 i revistës letrare “Atunis”, Organ i Lidhjes “Galaktika Atunis” nga kolegjiumi i redaksisë me kryeredaktore Hasije Selishta- Kryeziu.
Sipas Presidentes së “Galaktika Poetike Atunis”, shkrimtares Hasije Selishta –Kryeziu numri 1 dhe 2 është i botuar në gjuhën shqipe në Prishtinë.
Sipas kryeredaktores “brendia e revistës shoqërohet me shkrime të ndryshme të prezantuara nga i gjithë etnikumi shqiptar, duke filluar në poezi, kritikë-esse, prozë, përkthime, intervista etj., të cilat e bëjnë më atraktive për lexim”.
Ajo më tej elaboroi në pika të shkurtra rëndësinë e kësaj reviste që sipas saj “lexuesi ka çka të lexoj , sepse ka një larushi temash të ndryshme, pra çka i intereson lexuesit e gjen brenda revistës, sepse ajo ngjeshet me një gamë të gjerë të shkrimeve”
“Brenda revistës kemi punime të shkrimtarëve të ndryshëm nga shumë treva shqiptare, jo vetëm nga krijues shqiptar, por edhe përkthime nga autorë të poezisë botërore. Në këtë revistë dynumërsh kemi të prezantuar edhe dy poetë nga Lugina e Preshevës ma nga një cikël poezish dhe atë të shkrmtarit Bilall Maliqi (kryetar i Atunis Lugina ) dhe të poetit Luan Maloku” shprehet për Titulli.com, kryeredaktorja Hasjije Selishta –Kryeziu.
Gjithnjë sipas kryeredaktores numri 3 dhe 4 do të botohet në gjuhën kroate në qytetin e Zarës, në të cilën do të kemi punime të ndryshme dhe do të jetë gjithëpërfshirëse.
Në Luginën e Preshevës ekziston “Atunis Lugina” me seli në Preshevë, e cila është degë e “Galaktika Atunisit” në Kosovë dhe kanë bashkëpunime të frytshme në mes veti.