“Përveç falënderimit ndaj Isa Agushit për kontributin dhe devotshmërinë e tij gjatë kësaj periudhe në PDK dhe asamble komunale, ne shprehim keqardhjen tonë për dorëheqjen e tij nga pozitat e tij në parti”, ka thënë Riad Rashiti, u.d. kryetar i degës së PDK-së Gjilan, pas dorëheqjes së Isa Agushit nga të gjitha funksionet në PDK.
“Ne e kemi vlerësuar lartë gatishmërinë dhe kërkesën e Isa Agushit për ta kandiduar nga PDK për kryetar të Gjilanit, por ishte vullneti i shumicës absolutë që PDK të kandidojë dike tjetër në këto zgjedhje”, ka shkruar në profilin e tij, Rashiti.
Ja postim i tij:
Në politikë jo gjithëherë mund të realizohen ambiciet personale politike
Ne e kemi vlerësuar lartë gadishmërinë dhe kërkesën e Isa Agushit për të kandiduar nga PDK për kryetar të Gjilanit, por ishte vullneti i shumicës apsolute që PDK të kandidojë dike tjetër në këto zgjedhje.
Isa Agushi ka qenë i mirëpritur dhe i pranuar jashtëzakonisht mirë në PDK, që nga fillimi ka qenë pjesë e kryesisë degës dhe e kemi kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Përveç falenderimit ndaj Isa Agushit për kontributin dhe devotshmërinë e tij gjatë kësaj periudhe në PDK dhe asamble komunale, ne shprehim keqardhjen tonë për dorëheqjen e tij nga pozitat e tij në parti.
Ne i dëshirojmë shëndet e suksese në rrugën e tij jetësore. Respekt Isë.