DYLON

Agushi: Tani e tutje do të rri larg politikës së fëlliqur!

Agushi: Tani e tutje do të rri larg politikës së fëlliqur!
Avatar photo Redaksia

Isa Agushi, ishte anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit  për dy mandate, njëherë nën siglën e LDK-së e së fundit me atë të PDK-së, por se, siç shprehet ai, nuk gjeti sinqeritet apo dikë që do të punojë me zemër për popullin.

Agushi ka thënë se ka menduar se njerëzit e zgjedhur do të  punojnë për mirëqenien e qytetarëve, por se një gjë të tillë nuk e pa për më se tetë vite, ku për këtë periudhë kohore mendoi se do t’i shërbejnë qytetarëve por këtë gjë nuk e gjeti.

EkoHigjiena

Andaj ai ka bërë me dije se tani e tutje do të rri larg politikës, siç shprehet ai, “të fëlliqur”.

Përmes një postimi në  profilin e tij në facebook, ai ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por se ka lavdëruar dy ish kryetarët e këtij subjekti, ish liderin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish kreun e Degës në Gjilan, Qemajl Mustafën,  duke lënë të nënkuptohet se nuk është pajtuar me zhvillimet tjera, të reja në PDK-në e Gjilanit.

Ndërsa kritik ka qenë edhe për pushtetin aktual, përkatësisht  për të parin e Gjilanit, i cili do të synojë edhe një mandat, duke i lutur votuesit që në zgjedhjet lokale të tetorit, ta votojnë këdo, por jo kryetarin e tanishëm.

Ai ka bërë me dije se largimin nga PDK-ja, nuk e ka bërë për të aderuar në ndonjë parti tjetër, porse tani e tutje do të jetë vetëm një zë kritik qytetarie.

Për më tepër ja postim i plotë:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.