Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se deri të enjten do të kemi mot kryesisht të ngjajshëm me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë afërsisht të ngjajshme me tendencë të ngritjes, nga 14C minimalet deri 20C-24C ato maksimalet e ditës .Era do të fryej nga veriu herë-herë e vrullshme.
“Të premten pritet të kemi një ulje të përkohëshme të vlerave të temperaturave maksimale, për 1C-3C, por që vende-vende do të kemi edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C-14C , kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 21C.
Do të fryj erë nga veriperendimi e leht dhe mesatare. Ditët e vikendit do të shoqërohen me mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë gjithnjë në rritje. Do të fryj erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s .
E shtunja do të jetë dita më e gjatë e vitit, pasi që hyjmë zyrtarisht në stinën e verës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.