Informacionet e fundit të cilat i ka siguruar portali Titulli nga burgu i Qarkut në Vranjë konfirmojnë se Reshat Bajrami ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ndjente shtrëngim në gjoksë.
I ndjeri ndihmën e kishte kërkuar rreth orës 2:50 pas mesnate mirëpo nuk kishte mundur t’i përmballojë sulmit deri në arritjen e ndihmës.
Burimi i Titullit thotë se 40 vjeçari ka pasë sulm në zemër, ndërsa deri në arritjen e ndihmës së parë (rreth orës 3:05 minuta) ai kishte ndërruar jetë.
Trupi i Reshat Bajramit është duke iu nënshtruar obduksionit në spitalin e Vranjës derisa në orët e mbrëmjes është paralajmëruar dhënia e detajeve tjera nga Gjykata e Lartë në Vranjë