Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR), organizuan ceremoninë për njohjen e statusit të personave pa shtetësi.
Në këtë ceremoni morën pjesë: Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, z. Valon Krasniqi, shefi i Divizionit për Shtetësi, z. Liridon Neziri, si dhe shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, z. Erol Arduc dhe Merita Ahma zyretare e lartë në UNHCR.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi dhe shefi i Misionit të UNHCR’s, vlerësuan përpjekjet që ka bërë shteti i Kosovës në plotësimin e legjislacionit, për t’i përfshirë edhe kategoritë pa shtetësi, si pjesë me të drejta të barabarta si çdo qytetarë.
MPB në bashkëpunim me UNHCR kanë bërë përpjeke prej shumë viteve në mënyrë që të iu garantohet e drejta për shtetësi qytetarëve, që kanë qenë duke qëndruar në Kosovë dhe që nuk pasur shtetësi të asnjë vendi.
Republika e Kosovës është zotuar përmes legjislacionit që nga viti 2014, që në përputhje me konventën e vitin 1954, të trajtoj rastet e personave pa shtetësi, si një kategori e veçantë juridike dhe është zotuar që do ju ofrojë çdo lehtësi sa përket integrimit të tyre në shoqëri.
Duke marrë parasysh këto zotime, sot në një ceremonitë veçantë, iu është njohur statusi i personit pa shtetësi 4 qytetarëve. Me këtë hap Republika e Kosovës ka hapur një kapitull të ri sa i përket përmbushjes së obligimeve karshi të drejtave themelore të njeriut, në raport me obligimet ndërkombëtare.