• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Nis fushata për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor, Abrashi kërkon të rritet kujdesi në komunikacion

Redaksia 2LONLINE 9 Nëntor, 2020 2 min
 Nis fushata për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor, Abrashi kërkon të rritet kujdesi në komunikacion

Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, kanë nisur fushatën njëjavore për shënimin e “Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor”.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se ky aktivitet ka karakter ndërkombëtar dhe realizohet në shumë vende të botës, duke besuar se me iniciativa të tilla do të ndikojnë më shumë në ngritjen e sigurisë në rrugë dhe në vetëdijesimin e qytetarëve.

“Ne po fillojmë fushatën një javore që ka të bëjë me ditën e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, por edhe të parandalojmë aksidentet. Jemi duke punuar në shumë aspekte për ta ngritur sigurinë në komunikacion bashkë me shumë institucione tjera, duke i dhënë rëndësi shpëtimit të jetëve. Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos bëhen pjesë e statistikave të vdekjeve e lëndimeve”, tha ministri Abrashi.

Ndërsa, Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës bëri të ditur se ka rënie të të vdekurve nga aksidentet në komunikacion.

“Mund të themi se ky vit karakterizohet me rënie të aksidenteve dhe rënie të numrit të aksidenteve që kanë humbur jetën”, tha Rexhepi.

Edhe Muhamed Krasniqi, Drejtor i Kolegjit “Tempulli”, tha se çdo 24 sekonda një person vdes nga aksidentet në komunikacion. Krasniqi kërkoi nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe ka kërkuar mbështetje për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidente.

Dita Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, do të ketë një javë aktivitete nga Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kolegji “Tempulli” dhe AMRKS-ja, ku mesazhi kryesor është vetura e aksidentuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te pjesëmarrësit në komunikacion, që të mos bëhen pjesë e statistikave të vdekjeve dhe lëndimeve. ​/2LONLINE.com/

Etiketa:Ministria e Infrastruktures Policia trafiku viktima
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

30 Qershor, 2022

Aktakuzë kundër dy zyrtarëve policor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim të lehtë trupor

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022

Gjilan: Policia me kampanjë vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com