Kanë përfunduar tri takimet e ditës së sotme të Superligës, e vlefshme për javën e 18-të.
Lideri i tabelës, Ballkani fitoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Drenicës. Fitore bindëse kishte edhe për Prishtinën që mposhti Vushtrrinë 3:0. Befasinë e shkaktoi Ferizaj që mori një pikë ndaj Feronikelit me rezultatin 1:1.
Pas ndeshjeve të sotme, tabela nuk ndryshon me skuadrat që mbetet në ato pozita që ishin edhe në pjesën vjeshtore.
Tri ndeshje te tjera do te zhvillohen te dielen.