Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka angazhuar në radhët e saja futbollisti, Renato Ziko dhe se marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
“26-vjeçari, i cili karrierën e ka nisur në Greqi, së fundmi ishte pjesë e kampionatit norvegjez te ekipi IL Hodd, ndërkohë që i bashkëngjitet ekipit si vlerë e shtuar për repartin defansiv”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Klubi gjilanas i ka uruar mirëseardhje lojtarit Renato Ziko dhe suksese në objektivat që klubi ka vënë para vete. /2LONLINE/