(2L ONLINE) – Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit Renan Imami, i Partisë Demokratike Turke të Kosovës-KDTP, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen për herë të pestë të Partisë turke KDTP, në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Imami ka theksuar se në çdo legjislaturë të Kuvendit të Kosovës, KDTP-ja gjithnjë ka qenë konstruktive për formimin e institucioneve dhe qeverisjen e vendit.
Gjithashtu Imami është shprehur se pjesëmarrja e Partisë Turke KDTP, në Qeverinë e re të Kosovës nënkupton edhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku decidivisht është e përcaktuar se pjesëmarrja e komunitetit jo serb në qeverinë e Kosovës është e garantuar.
Mirëpo, edhe pse ka qenë një konkurrencë e madhe në komunitetet jo serb në Kosovë, Partia Demokratike Turke KDTP ka arritur megjithatë që edhe në legjislaturën e pestë të zë vendet e saja në Kuvendin e Kosovës, dhe të jetë pjesë e Qqeverisë së re në Republikën e Kosovës, për çka ai shprehet i kënaqur. /2L ONLINE/