/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Remnik, të Vitisë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, njëra Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe veturës WV që drejtohej nga viktima mashkull K/Shqiptar. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e të dyshuarit, dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime te rënda trupore, dhe gjatë transportimit për në Emergjencë ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /2L ONLINE/
fotoilustruese