DYLON

Relacione interkomunikuese përmes gjuhës artistike

Avatar photo Redaksia

/Për librin me tregime “Fundi I heshtjes” të autorit Muhamet Halili/

Nga Arsim HALILI

EkoHigjiena

(2L ONLINE) – Muhamet Halili ndonëse nuk ka nxituar të radhisë tituj veprash në krijimtarinë e tij artistike, ai me vendosmëri i ka hyrë kësaj gjinie mjaft serioze siç është proza. Duke qenë për një kohë edhe gazetar, duket autori ka një impuls pozitiv edhe në krijimtari artistike imagjinative me paraqitjen e larushive të temave nga përditshmëria jonë. Duke lexuar nga tregimi në tregim, mund të gjykojmë një të vërtetë, autori Muhamet Halili nuk sjell inovacione krijuese nga mënyra e mbarështrimit të kompozicionit të jashtëm. Nuk është krejt e panjohur nga ana lexuesit ajo që mbarështrohet në këtë libër. Qoftë si ide, apo edhe strukturim tematik. Ajo që duket inventive është kompozicioni brendshëm, narracioni origjinal nga pikpamje ideo- tematike, veçmas konflikti mes personazheve është racional në ekonomizimin e gjuhës e kapshme për lexuesin, madje ruan unitetin e kohës dhe vendit në relacion me atë të veprimit.

Çka më bie në sy, autori niset nga një temë shumë minore, apo të paktën duket nga mënyra e perceptimit të detajeve të cilat në përditshmëri mund të duken fare të zakonshme siç mund të jenë tregimi “ Miza në skenë”,” Sheqeri i kuq”,” Shamia”, “Çelësi” e ndonjë tjetër, arrin ta shtjellojë një procede që determinon mjeshtërinë konvekse, duke u hedh problemet jetësor, nga një kënd në këndin tjetër dhe me ironinë rrëfimore, trajton duke ritheksuar tipologjinë e dramës në Kosovë.

Kur lexon tregimet e autorit të Muhamet Halilit, japin po thuaj pamjen reale, apo të shtresës shoqërore që përballen me segmente sociale të natyrave të ndryshme. Thënë më qartë nga cikli në cikël i këtyre tregimeve në qendër është njeriu edhe ai i sakrificës, edhe ai i cili përballet me mashtrimin edhe ai cili i beson bestynive, njeriun i cili është viktimë e politikës dhe përmasave tjera shoqërore. Në këtë aspekt autori sikur mëshirohet me ata që pësojnë në këtë ballafaqim të realitetit ironik që mbështillet në mendjen e kohës në të cilën jetohet .

Ai mëton që përmes sprovës rrëfimore të shpërfaq: mallin, ëndrrën, shpresën, fatin, por gjithnjë duke i dhënë një gjerësi veprimi, jo vetëm psikologjike, por edhe filozofike, morale dhe pa dyshim ky ballafaqim rikonstruktohet, ridimensionohet gati –gatine qasje vizuele.

Dhe shtrohet çështja autori a përballet me zhgënjimin apo me shpresën Ndonëse përgjigja ndonjëherë duket paradoksale, ai thuaj se në përmbyllje të çdo tregimi ka ringjallje, duke sifiduar vetbesimin e tepruar. Kështu që tregimet e Muhametit janë ndërtim i dy realiteteve sa atij jetësor, po aq edhe letrar.

Ai nuk hesht, por shpërthen në sipërfaqen e shtjelluar, kështu që del me përmasa të natyrshme narrative. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.