Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, po marrin pjesë në ceremoninë e 100 vjetorit të themelimit të Universitetit të Lubjanës.
Gjithashtu Rektori Kosumi ka marrë pjesë edhe në Konferencën e Rektorëve të Evropës Juglindore. Në këtë konferencë janë diskutuar shumë mundësi bashkëpunimi, e sidomos në projekte Erasmus + dhe Horizon 2020.
Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në prill të këtij viti është bërë anëtar i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.