Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim informues me Fadil Sinanaj, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës dega në Gjilan dhe ekipin e tij.
Takimi u mbajt për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me fushën e drejtësisë dhe arsimimit juridik.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan për sfidat aktuale dhe për nevojën për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë mes universitetit dhe komunitetit juridik për të kontribuar në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë.
Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt thellimit të lidhjeve të bashkëpunimit në mes të universitetit dhe komunitetit juridik, duke hapur mundësi për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në të ardhmen. /2LONLINE/