Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Gjilanit Xhevdet Mehmeti, Qëndrim Baftiu sekretar i Shoqatës së Familjeve tê Dëshmorëve në Gjilan, Milaim Limoni kryetar i OVL-UÇK dega Kamenicë, si dhe Agim Mehmeti sekretar i OVL-UÇK dega në Gjilan.
Gjatë këtij takimi, Rektori Kosumi ka njoftuar mysafirët rreth aktiviteteve në Universitetin “Kadri Zeka”. Ai ka thënë se është i hapur për të gjithë e sidomos për ata të cilët kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, njëherësh Rektori ka thënë se fëmijët e dëshmorëve duhet trajtuar me kujdes të shtuar.
Ndërsa, kryetari i OVL-së në Gjilan Xhevdet Mehmeti, ka shprehur vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me Universitetin.
Gjithashtu, gjatë takimit, është diskutuar edhe për tema të rëndësishme që janë në interes të përbashkët të të dyja palëve.
Më pas mysafirët kanë marrë pjesë në organizimin që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka patur për të shënuar festat e Nëntorit.