Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim profesorët, dikur në Shkollën e Lartë Pedagogjike, pastaj në Fakultetin e Edukimit dhe në fund, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, tanimë në pension Faik Shkodra, Bahtjar Kryeziu, Sabri Tahiri dhe Shefik Haliti.
Ata kanë uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për zgjedhjen Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, duke thënë se është bërë punë e vyer që këtij institucioni të arsimit dhe edukimit të lartë ti prijë një profesor kaq i ri, me një kulturë të pasur në njohjen e arsimit në përgjithësi.
Rektori Dërmaku duke falënderuar profesorët për takimin, ka thënë se “ju profesorë, që ishit misionar të dritës së ardhmërisë, e që shpërndatë dritë në mendjet dhe shpirtrat e studentëve, jeni përherë të çmuar për kontributin tuaj më sublim dhënë në Fakultetin e Edukimit dhe në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Rektori tha se Ne përherë e çmojmë dhe i kemi parasysh vlerat, tiparet dhe kohën e rëndë kur fati ka dashur që edhe në ato vite të hershme, ju profesorë, keni dëshmuar ndërgjegje të lartë e profesionalizëm të thellë në përgatitjen e studentëve.
Duke i pasur parasysh këto aspirata, atëherë edhe përpjekjet tona janë që të punojmë krahas kërkesave në përputhshmëri me kohën dhe tregun e punës për orientimin e programeve studimore në të mirë të studentëve tanë”. /2LONLINE/