Shkruan: Bekim Thaqi
Diku e lexova që Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandon trajnime shtesë dhe disiplinë më të madhe në Policinë e Kosovës.
Një ndër rekomandimet më të arsyeshme që kemi parë kohëve të fundit pasi në një periudhe 20 vjeçare policia e Kosovës, me gjithë rezultatet e mira në shumë fusha disi është amortizu dhe është vetëkënaqë me punën e saj, duke mos u marrë shumë me disa pjesëtarë të saj që ja kanë dhënë shpeshherë një epitet të keq.
Duke qenë si polici e re e krijuar pas lufte normalisht që ka pas shumë sfida në vetvete që herë-herë nuk janë trajtua si duhet dhe për këtë shpesh kemi pas policë agresiv, policë që mbajnë qendra masazhi, policë që punojnë punë tjera që nuk përkojnë me profesionin e shenjtë të policit dhe zakonisht këta policë e kanë njollosur edhe punën e policëve të përkushtuar, të sinqertë dhe të drejtë në punën e tyre.
Prandaj trajnime shtesë, disiplinë më e madhe por edhe ndëshkime për ata që e njollosin uniformën do të duhej të jenë bazë e një reformimi të ardhshëm dhe krijimin e një policie model për rajon gjë e cila edhe pse është promovua shpeshherë nga politika nuk ka qenë e vërtetë.
Policia është një ndër shtyllat kryesore të shtetit prandaj duhet të merret shumë seriozisht çështja e një reforme ku do të adresoheshin këto çështje që implikojnë jetën e secilit qytetar në Kosovë.
Si përfundim ky rekomandim është adekuat dhe shpresoj që të merret seriozisht nga MPB por edhe krerët policorë në mënyrë që të kemi një polici solide, të disiplinuar dhe të trajnuar mirë.
Si Master i shkencave të sigurisë duke e njohur këtë problematike e mbështes një reformë ku do të përfshiheshin shumë çështje si këto që i ka ngritë IPK por edhe lidhur me kushtet e punës, pensionimin në moshën 55 vjeçare dhe sigurimin shëndetësor të cilin fatkeqësisht policët tanë ende nuk e kanë. /2LONLINE/