Regjimenti i Tretë ( R3K) i Komandës së Forcave Tokësore është duke realizuar Ushtrimin Fushor “Shigjeta 24” me qëllim të validimit të dy kompanive.
Kompania e Shtabit (KSH) është duke realizuar stërvitjen për të arritur objektivat e validimit të togut të mortajave dhe togut të rikonicionit për detyrat kolektive dhe specifike që parashihen me listën esenciale të detyrave për zbatim të misionit.
Ndërsa, Kompania B, objektiv ka validimin e skuadrave në sulm, mbrojtje dhe stabilitet, njofton Forca e Sigurisë së kosovës (FSK). /2LONLINE/