Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës TahirRrecaj dhe MahmutHalimi, për përjashtmin e kolegjit gjyqësor në çështjen penale ndaj S.Gecit, Rr. Gecit, H. Gecit dhe B. Shalajt.
Kërkesa për përjashtim ishte bërë ne seancën e kolegjit të Gjykatës së Apelit, me 30 shtator 2014, në të cilën seancë ishte paraparë shqyrtimi i ankesave të prokurorit dhe mbrojtësve të akuzuarve kundër aktgjykimit të shkallës së parë.