Sahit ABAZi
(2LONLINE) – Rezultatet zgjedhore që mësuam pas 3 nëntorit treguan qartë se ne patëm një komoditet të theksuar dhe të paarsyeshëm gjatë procesit zgjedhor dhe para tij. Konsideruam që gjithçka funksionon sipas logjikës tonë; se ne kemi punuar më shumë se pushteti parakprak dhe për rrjedhojë ne do të fitonim bindshëm. Kishte zëra që nuk pajtoheshin me zhvillimet në parti por koha ishte e shkurtër edhe për t’i dëgjuar, pasi tashmë kishte filluar fushata zgjedhore dhe ishin krijuar rrethana të reja.
Pas këtij rezultati jo të këndshëm, PDK, nuk bëri gabimin e radhës, të drejtone gishtin diku e dika, edhe pse ka disa adresa ku mund të drejtohej, siç është zakon në politikën lokale të Kosovës; e lam t’i bëjmë analizat pas raundit të dytë të 1 dhjetorit.
Reflektimi
Nuk kaloi as një javë e plotë dhe PDK, ka filluar të reflektojë në Gjilan; u kthyen aktivistët dhe aktivistet, të rinjë e të vjetër; komoditeti u hoq edhe si term politik. Të pakënaqurit duken të gatshëm për fitoren e Re, është kthyer entuziazmi tek çdo njeri që e ndien vehten pjesë të PDK-s dhe të sukseseve të saj. Shume njerëz erdhën edhe nga partitë tjera jasht garës së balotazhit për ta ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës që të shënojë rezultatin më spektakular të rikthimit të Kampionit në stadin që i takon. PDK, tashmëështë e aktivizuar nga aktivet e deri në kryesinë qëndrore të saj për ta bërë suksesin të prekshëm.
Kësaj here janë ndalur edhe “llafet” për njëri –tjetrin; secili ka marrë përgjegjësitë e veta për të komunikuar me njerëzit e secilit lokalitet. E pamë që kemi çaluar edhe në promovimin e punëve tona gjatë mandadit tonë qeverisës dhe tashmë po u rikujtomë njerëzve të zakonshëm gjithë arritjet në Gjilan duke filluar nga administrata funksionale, infrastruktura e deri ne hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit. Jemi të vetëdijshëm që duhet bërë edhe më shumë dhe kërkuam garanci të sakta nga Kryesia Qëndrore që investimet në Gjilan të rriten për mandatin e ri, duke kompensuar edhe mungesat e mandatit që po përfundojmë, garanci që tashmë janë të shkruara dhe janë projektet tona në 4 vjetëshin e ardhshëm qeverisës që në esencëështë bërja e Gjilanit qendër rajonale politike, ekonomike, kulturore e shkencore për anën e Moravës. Më vjen mirë edhe për faktin se shumë qytetarë të Gjilanit që në raundin e parë nuk dolën në votime apo votuan subjekte të tjera, që zotohen se do ta përkrahin PDK-në, sepse ata vetë e bëjnë dallimin mes nesh dhe kundërshtarit duke i rikujtuar dy fatkeqësi natyrore: atë të termetit të menaxhuar keq nga kundërshtari dhe një fatkeqësi tjeter, atë të breshërit që u menaxhua njerëzisht dhe me efiqiencë nga Partia Demokratike në qeverisje. Qytetarët vetë rikujtojnë dëmet që kundërshtari shkaktoi duke e nisur decentralizimin tipik politik në dëm të njerëzve të zakonshme të anës së Moraves. Qyetarët e Gjilanit e kanë kuptuar mungesën e seriozitetit të kundërshtarit edhe kur flet për tema të ndieshme siçështë bartja e shamisë në shkolla, kur ai vetë u kontestua nga kryetari i tij duke rikujtuar Kushtetuten e Republikes së Kosovës. Në shesh i dolën edhe premtimet e thata që ua kishte dhënë njerëzve, duke u thënë që me 4 nëntor do të punësosheshin gjithandej nëpër komunë si në bashqe të babës, pa u spjeguar asnjëherë procedurat e punësimit mundësitë, dhe shtrëngesat financiare që institucionet shtetërore financiare shtrojnë në këtë rast, ndaj qeverisjeve lokale.
PDK e ka seriozitetin, energjinë pozitive dhe entuziazmin për të shkrirëçdo rezultat dhe për të fituar garën që kësaj here do të jetë fer dhe korrekte. Ne nuk do të merremi më shumë me kundërshtarin, por japim garancionin për qeverisje transparente për investime publike gjithpërfshirëse dhe gjenerim të vendeve të reja të punës. Fundja për një muaj për aq sa rivalët tanë po ndjehen fitues, ju mjafton që të ndjehen të lumtur, dhe pastaj do i shohim me buzëqeshje të ngrirë. Kështu e ka demokracia. /2LONLINE/