/2L ONLINE/ – Refik Hasani, nuk është më pjesë e Nisma për Kosovën. Ai ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga ky subjekt, ndërsa ka bërë të ditur edhe arsyet për një hap të tillë. “Unë, Refik Hasani, bashkëthemelues për Gjilan i NISMA për Kosovë, dua të njoftoj opinionin e gjerë si anëtar kryesie në degën e Gjilanit, tërhiqem përfundimisht nga të gjitha komisionet në këtë subjekt politik si dhe nga anëtarësia. Përmes kësaj deklarate po ashtu njoftojë se dorëheqjes sime i janë bashkangjitur dhe janë larguar edhe anëtarët e Këshillit iniciues në Lagjen Zabel prej nga jemi edhe ne. Dorëheqja e afruar me shkrim është dorëzuar në seli të Degës në Gjilan, Kryesi Qendrore dhe në Këshillin Kombëtarë të NISMA për Kosovën”, ka thënë Hasani.
Në arsyetimin e dorëheqjes, Hasani thotë: “Koncepti dhe diskursi politik i ndjekur për bashkëkombësit për të cilën nuk hasa në përkrahje. Aktivizimi i jonë në aktivitet politik dhe veprime konkrete, mbajtja e qëndrimit dhe mbështetja e kauzës ndaj Krahinës që përbëhet nga tri komunat e Kosovës Lindore ishin jo të drejta. Angazhimet tona të vazhdueshme që kemi ndërtuar aktivitete ndër vite do t’ju mbesim besnik në punën ndaj çështjes së pazgjidhur të kësaj Krahine. Do të përpiqemi jo vetëm në rrumbullakimin e punimeve në publicistik por dhe të vazhduar kontributin tim në këtë drejtim. Me tërë kapacitetin tim intelektual dhe profesional do ta vë në shërbim të qytetarëve të tri Komunave”.
Ai ka falënderuar për bashkëpunim dhe mbështetje miqtë, shokët, anëtarët, aktivistët, përkrahës dhe të gjitha strukturave drejtuese që ishin bashkë. /2L ONLINE/