DYLON

Arrestimi im ishte si nëpër filma

Avatar photo Redaksia

Shefi i protokollit në MFSK, Gafurr Dugolli,ka rrëfyer lidhur me burgosjen e tij që i ka bërë shteti i Maqedonisë, më 11 mars të këtij viti, duke thënë se arrestimi ishtë bërë si nëpër filma.
Dugolli në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se në periudhën e pasluftës, ai disa herë ka shkuar në Shkup dhe nuk ka pasur ndonjë problem, duke shtuar se sjellja e prokurorisë ka qenë diskriminusese ndaj tij, transmeton Telegrafi.

“Kam prit mbi një orë në kufi, derisa ka ardhur njësia tjetër që më ka arrestuar. Njësia policore që më ka arrestuar, ka bërë sjellje sikurse të ishte nëpër filma. E konsideroj si të tepërt lidhjen dhe futjen në një kafaz të hekurt. Asnjë dokument nuk ma kanë ofruar kur më arrestuan. Në gjykatë e mora vesh që në bazë të urdhërarrestit prej Serbisë. Prokuroria ka vepruar tërësisht mbi paragjykime, derisa avokati im i shqetësuar u tregonte se po i shkelin të drejtat e njeriut”, ka theksuar ai.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.