Komuna e Kamenicës njofton qytetarët që për shkak të situatës së krijuar nga virusi SARS-CoV-2, janë mbyllur përkohësisht disa Ambulanca të Mjekësisë Familjare në disa lokalitete.
AMF-të në Desivojcë, Poliçkë, Lisockë, Tugjec dhe Krilevë janë të mbyllura përkohësisht për shkak të mungesës së stafit mjekësor, sepse mjekët nga këto lokacione janë në terren.
Ndërsa në AMF-të në Busavatë, Kopërnicë, Strezoc, Shipashnicë, Karaçevë, Hodonoc, Muçiverc do të punojë nga një infermier.