/2L ONLINE/ – Iu ktheva prapë këtij problemi sepse këto ditë pas daljes së rezultatit të vlerësimit PISA,ka pasur reagime të vazhdueshme dikund me vend e dikund pa vend nga gazetarët,MASHTI-i dhe prindërit,e ku nga “këta” kemi pasur poshtërime,ofendime e në një formë edhe kërcënime.
Një llojë etiketimi të poshtërimit e kemi pasur nga disa gazetar të portaleve,por këtyre nuk ju zë për të madhe se dihet çfarë gazetarie hulumtuese ka Kosova!
Deri sa MASHT-i po merret me atë se mësimdhënësit duhet të skuqen për vlerësimin e PISA-s,apo të shohim se kush do ta merr ditarin në shtator,une po them se është më mirë qe t’i identifikojnë shtetet evropiane që janë renditur tash më mire e më heret kanë qenë në pozitë si Kosova.
Unë kam identifikuar se cilat vende duhen të vizitohen e ato janë, Finlanda,Estonia por edhe Sllovenia.Të merren praktikat e këtyre vendeve,kurikula e c’kurikula dhe format si kanë arritur të jenë ndër 10 vendet e para,pastaj diçka që duhet urgjent të investohet janë trajnimet e mësimdhënësve për metodologjinë e mësimmdhënies sepse këtu qëndron një problem i madh.
Shumë profesor janë profesionalisht të mirë, mirëpo në anën metodologjike nuk janë “askund” sepse ka përfundu fakultetin përkatës e në anën tjetër asnjë provim nuk e ka pasur si zhvillohet mësimdhënia–mësimnxënia.Si do ta bëjnë matjen e performancës së mësimdhënëseve me inspektor “penzioner” e drejtor , pa e pasur asnjë ditë trajnimi të vlersimit të kurikulë së re! Si presin rezultat kur 3-dite pa përfundu gjysëmvjeori i pare ,na sqarojnë se si duhet notuar nxënësi me VpN¹ e VpN²? Etj.etj.
Dikush kishte përmendur një ide që disa mësimdhënës m’i dërgu për trajnime në vendet që po llogariten për nivelin e lartë te cilësisë në arsim,e që për mendimin tim është ide shumë e qëlluar e ku mësimdhënësit do të njihen për së afërmi për format,mënyrën dhe metodat që përdorin këto shtete.Por, me kushtë që këta mësimdhënës më qenë profesionalisht dhe për më shumë një edukatorë,e jo ndonjë “i zgjedhur” e që ditarin nuk e ka prekur qe 25 vite.Nëse veprojnë kështu dhe kemi një reformë të mirëfilltë dhe që ju përshtatet shoqerisë sonë,atëherë le të kërkojnë llogari për punën apo mos punën e gjithë faktorëve relevantë në sistemin arsimor,e mos të vijnë në takime e me na tregu se si kemi me vepru e çfarë masa do të marrim sepse kjo i bie “bon n’men e rri n’ven”.Gjatë këtij pushimi identifikoni individ që kanë haber me sistemet arsimore dhe bëni zgjidhje!
Por, me sa duket n’fund,ministri i Arsimit reflektoi dhe pranoi se për këtë gjendje në sistemin arsimor nuk duhet të skuqen vetëm mësimdhënësit por të gjithë.Sepse fajtorë për këtë gjendje është edhe politika që ka zgjedhur drejtor politikë dhe mësimdhënës që nuk i plotësojnë kriteret për t’i mbajtur këto pozicione,por në atë se ka thënë BOSI.Kjo përzgjedhje ende vazhdon(sot),ku mësimdhënës pranohet ajo/ai që ka përfundu para një viti studimet ,ndërsa nuk pranohet ai/ajo që ka përfundu para 10 vite dhe atë më note mesatare shumë të lartë dhe kjo mënyrë e përzgjedhjes një Zot e di kur do të përfundoj.
Të nderuar prindër edhe nga ju kemi pasur ofendime e për këto ju “falemnderojm”,por po harroni se përveq fëmijëve tanë biologjikë,fëmijet e juaj ne i konsiderojmë si fëmijët tanë gjerë sa janë në shkollë,pra aq sa ju duam fëmijëve tanë të mirat, duam edhe për fëmijët tuaj.
Dini që shumë prindër nuk e din cilën paralele është fëmiu i tij apo kujdestar kush është sepse kurrë në shkollë nuk ka qenë?
Dini ju prindër që shumë prej jush nuk mund ta duroni në shtëpitë e juaja,ndërsa ne e durojmë edhe pse është me 100 mungesa , krijon probleme,ofendime,kërcnime e gjithçka tjetër!
Dini ju prindër që nga gjaku(fëmiu) yt është grushtu mësimdhënësi!?
E dini , që në fund të gushtit apo në fillim shtatorit çka thoni për fëmijët tuaj;shyqyr që po qelet kjo shkollë se mend na lujtën!
Dini fortë mirë se shumë prej prindërve pavarësisht për vërejtjet që ka në shkollë dhe mungesa, si shpërblim për ditëlindje e ka një telefon të ri,e në rrjete sociale thotë:jam krenar me ty biri im ,te don babi shumë!
E dini që shumë fëmijë vijnë në shkollë me një fletore?
Dini që shumë prej fëmijëve nuk e ndërrojnë orarin,shtator -qershor!
Dini që disa prindër vijnë te shkolla dhe thonë kshyr allahile bonja dyqysh se mu nuk po më ngon fëmija im!
Dini që disa mësimdhënës kanë edhe profesione të dyta si psh.moler,kamarier,normal se ky profesion është pa dëshirën e tij sepse duhet të mbijetoj apo të mbaj familjen,ngase paga është “shumë e lartë’’!
Dini që në fund të vitit i theni dyert duke intervenuar te kujdestari i klasës për rritjen e notave?
Sigurisht e dini që para testit së arritshmërisë apo matures bëni gjithçka(e furnizoni me 3G dhe 2 telefona) që fëmiu yt ta kalon testin
Pse nuk ankoheni që fëmijët tuaj nuk kanë kushte në mësimxënie si bashkëmoshatarët e tij në vendet fqinje,por ankoheni në pagat e larta dhe kohën e shkurtër të mësimdhënësve!?
Pse nuk reagoni që shumë mësimdhënës kërkojnë lëmosh tek ju për shërim? Etj.etj.etj…!
Pra shumë lehtë është të akuzoni,por realiteti nuk është ashtu si mendoni apo si thoni ju.Pra,adresa është e gabuar.
A mund t’ju akuzoj të gjithëve se jeni të papërgjegjshëm?Apsolut jo,ashtu edhe ju nuk keni të drejtë kur thoni “gjithë mësimdhënësat” janë të njejtë.Pra,sikur që ka prindër që janë të papërgjegjshëm ,ka edhe mësimdhënës/e që me të vërtete janë sa për sy e faqe e që nuk e meritojnë atë page që marrin(disa mësimdhënësve por edhe disa drejtorëve as guxhellken e bariut nuk ju kisha dhënë se le më ditarë apo post)por secili fajin ta mbaj mbi veti dhe ndërgjegjjen e tij.Personalisht unë dhe shumë koleg/e mundohemi të jemi të përgjegjshëm në atë çka paguhemi e për këtë na vlerësoni ju prindër dhe nxënësit/fëmijët.
Këtë më duhet patjetër ta përsërisë edhe në këtë opinion. Ish profesori im i nderuar Besim Dyla , na porosiste : “ Të edukosh duhet të jesh vetë i edukuar , që të mësosh dike duhet të jesh arsimuar .” Pra , puna e mësimdhënësit nuk është vetëm dija , por edhe edukata . Për sa jemi të edukuar si shoqëri dihet…!? Me këtë dua të them , se jo çdo kush , që përfundon ndonjë fakultet duhet patjetër të jetë mësimdhënës. Nuk varet gjithçka nga mësimdhënësit,po të ishte nga mësimdhënësit dhe njerëzit që ia duan të mirën arsimit,gjendja do të ishte shumë më e mirë. Jo më kotë thonë:”afër drurit të thatë digjet edhe i njomi”,kështu me këtë sistem jemi duke u djegur ne mësimdhënësit e bashkë me neve edhe nxënësit.
Pikërisht politika është “fajtore” që në ranglisten e PISA-s,Estonia zë vendin e 3-të.
Finlanda vendi e 4-të.Një shtet që duhet të mirren praktikat e saj mund të jetë Sllovenia,e cila është në vendin e 13-të.Në vitin 2009 Sllovenia ishte e 31-ta./2L ONLINE/