Komponimet e squfurit që përmban qepa, të kombinuar me përbërës të tjerë, janë efektive kundra parazitëve të zorrëve dhe përshpejtojnë kurimin e problemeve të lidhura me to.
Trupi ynë mund të sëmuret edhe përmes ushqimit. Ky është rasti i parazitëve që jetojnë brenda zorrëve tona dhe që shkaktojnë dhimbje të forta të barkut.
Medikamentet tradicionale me bazë qepën e kuqe, në veçanti janë një mënyrë e mirë natyrale për të trajtuar këtë problem.
Sallatë me qepë, hudhër dhe avokado.
Komponimet e squfurit dhe flavonidet e qepës së kuqe lejojnë eliminimin e agjentëve të ndryshëm të dëmshëm brenda trupit. Duke i kombinuar ato me hudhrën dhe avokadon, krijoni një përzierje të mrekullueshme kundër parazitëve të zorrëve.
Përbërësit:
1 qepë e kuqe
1 avokado
3 thelpinj hudhër
Arra (sipas dëshirës)
10 fara kungulli
Përgatitja:
Qëroni dhe grini qepën.
Prisni në copa tulin e avokados.
Grini hudhrat.
Piqni pak farat e kungullit.
Përzieni gjithë përbërësit, në fund shtoni arrat sipas dëshirës.
Lëng qepe
Lëngu i qepës së kuqe është shumë i efektshëm për përshpejtimin e tranzitit të zorrëve, prandaj i ‘dëbon’ shpejt parazitët e zorrëve.
Përbërësit:
6 qepë të kuqe
Pak ujë
Përgatitja:
Grini 6 qepët dhe vendosini në një enë të madhe. Hidhni ujë aq sa të mbulohen.
Lërini të qëndrojnë për një natë.
Në mëngjes, pini një filxhan me lëngun e qepëve me stomak bosh.