Shalqinjtë janë shumë të lëngshëm dhe të shijshëm. Shalqirin zakonisht mund ta konsumoni vetëm ose në përzierje me sallatë frutash dhe sidomos në ditët e verës mund të jetë shumë freskues.
Në shumicën e rasteve janë farat e shalqirit ato që i hidhni. Por tani e tutje do të mendoni dy herë kur ta kuptoni se ato kanë rol jetik në përmirësimin e shëndetit të sistemit tonë të tretjes.
Farat e shalqirit janë shumë të pasura me fibra të cilat ndihmojnë në tretje më mirë, reduktojnë inflamacionet në traktin e tretjes, trajtojnë verdhëzën dhe gjithashtu mund tu shpëtojnë nga parazitët e dëmshëm të zorrëve.
Farat mund të thahen, piqen dhe gatuhen dhe në formën e çajit mund të shërbejnë si në trajtimet e njerëzve që vuajnë nga gurët në veshka dhe në infeksionet e traktit urinar.
Farat e shalqirit ndihmojnë edhe në zgjerimin e enëve të gjakut dhe shërimin e tensionit të lartë.
Përgatitja
Merrni katër lugë gjelle me fara të freskëta shalqiri dhe bluani ato.
Farat e grimcuara zini me rreth 2 litra ujë të pastër për një kohë prej 15 minutash.
Lërini të ftohen në temperaturë dhome dhe pastaj kullojeni ujin.
Konsumojeni çajin dy ditë radhazi dhe pastaj ndërpriteni për një ditë,
Përsëriteni këtë trajtim për disa javë për të arritur përfitime të shumta shëndetësore.